Martin Odegaard do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Real Madridit në fazën përgatitore.
Florentino Perez dhe Zinedine Zidane kanë pasur mospajtime në lidhje me talentin norvegjez, Martin Odegaard, shkruan Le10Sport.
Presidenti Perez ka insistuar se Odegaard të përfshihet si pjesë e skuadrës së parë të Realit në fazën përgatitore në Amerikë.
Kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit Zidane, i cili kishte menduar që ta transferonte Odegaardin te ndonjë skuadër në Gjermani, ku do të mund të luante dhe fitonte përvojë.
Mbetet të shihet pas fazës përgatitore nëse Odegaard qëndron apo largohet në huazim, citohet “Express”. (b.an)