Lajmi se Blerim Destani mund të ketë nisur një histori dashurie me këngëtaren shqiptare me famë botërore Beba Rexha ka qarkulluar ditët e fundit në pothuaj të gjitha mediat dhe portalet.
Shkak u bë një foto e aktorit dhe e këngëtares në Instagram, statusin e së cilës Blerimi e kishte zgjedhur me qëllim nga teksti i këngës “No broken hearts” të Bebe Rexhës.
Në suplementin “Bluetooth të kësaj jave, shkruhet se Blerimi prej pak kohësh kishte nisur një lidhje me Bebe Rexhën, po me sa duket, asgjë nuk ka rezultuar e vërtetë.
Në një prononcim të fundit për Prive, vetë aktori i ka mohuar spekulimet për një histori dashurie me Bebe Rexhën pa e zgjatur komentin: “Thjeshtë shoqe” – mësohet të kenë thënë aktori duke theksuar se vijon të jetë beqar, edhe pse prej një kohe të gjatë asgjë nuk është mësuar për ndonjë lidhje të mundshme të tij.
Telegrafi/d.i.