Në dhjetor të vitit 2007, Enver Hoxhaj dhe Hashim Thaçi kishin pritur mysafirë ndërkombëtarë, ne selinë e PDK-së në Prishtinë.
Aty, përfaqësuesit e Quinti-it, do t’ju thonë se nuk ka gjasa që në OKB të kalojë propozimi i Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës.
Tash e asaj dite, ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, thotë se PDK nuk mund të fajësohet për mos përfundimin e legjitimimit ndërkombëtarë të shtetit. Sipas tij, prej atëherë është ditur se anëtarësimi në OKB do të jetë i vështirë.
Në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk do të vazhdojë pafundësisht të kërkojë njohje.
“Ne jemi afër 130 njohjeve dhe sapo ta arrijmë këtë, e kemi shumicën për anëtarësim. Është e pakuptimtë edhe pas këtij numri të kërkojmë njohje individuale nga shtetet”, ka thënë Hoxhaj, citohet “Telegrafi”. (b.an)