Kryeministri grek, Alexis Tsipras, i ka thënë presidentit turk, Tayyip Erdogan se kërkesat për azil të ushtarëve turq që ikën në Greqi të shtunën, do të ekzaminohen “shpejt”, ka thënë një zyrtar qeveritar grek.
Tsipras, i cili këto komente i bëri gjatë një bisede telefonike me Erdoganin të shtunën mbrëma, ka thënë se procedura do të kryhet me “respektin absolut” siç parashihet me ligjin ndërkombëtar dhe traktatet e të drejtave të njeriut, raporton Reuters.
Tetë ushtarët ikën në Greqi me një helikopter pas tentimit të dështuar për grusht-shtet kundër qeverisë turke dhe u arrestuan pasi aterruan në Greqi, citohet Koha. (b.an)