Të qenit një person i këndshëm dhe i pëlqyeshëm është plotësisht në dorën tuaj. E vetmja gjë që duhet të keni janë disa aftësi sociale, të cilat do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës.
Për t’ju ardhur në ndihmë, portali “Quora” vë në dispozicion aftësitë e dobishme sociale që mund të përvetësohen shpejt, të bazuara mbi studime të psikologjisë sociale dhe deklarata të ekspertëve të sjelljes.
Ja 16 mënyra të thjeshta për të ndërtuar “një personalitet prej 1 milionë dollarësh” dhe për t’u bërë personi më i pëlqyer në dhomë:
Mbani kontakt me sy
Ashtu siç Heidi Grant Halvorson e shpjegon në librin e saj “No One Understand You And What To Do About It”, gjëja e parë që njerëzit do të vendosin rreth jush, kur ju takojnë, është nëse mund t’ju besojnë. Dhe është shumë e vështirë që ata të pëlqejnë dikë që nuk kanë besim.
Vendimi i tyre vjen pothuajse tërësisht në mënyrë të pandërgjegjshme dhe kjo zakonisht tregon se sa mirë ti mund të balancosh dy gjëra: ngrohtësinë (butësinë) dhe kompetencat (autoritetin).
“Njerëzit kanë nevojë të ndihen që kanë vëmendjen tuaj, madje edhe kur nuk mund t’i jepni atë që kërkojnë” shkruan Halvorson.
Një mënyrë e thjeshtë për të treguar se ju jeni duke i kushtuar vëmendje është të mbani kontakt me sy në mënyrë të vazhdueshme.
“Kjo është një gjë tepër e thjeshtë, por ajo mbetet një nga hilet më ndikuese në jetën tuaj,” shkruan Brad Porter, përdorues i “Quora”.
Halvorson thotë se duke mbajtur kontaktin me sy është gjithashtu një mënyrë efektive për të përcjellë autoritet dhe studimet kanë treguar se ata që bëjnë këtë, janë të cilësuar në mënyrë të vazhdueshme si më inteligjentë.
Fillojeni këtë zakon menjëherë, thotë Porter. Nuk kërkon praktikë ose aftësi të veçantë, vetëm angazhim për të parë dikë në sy teksa bisedoni.
Buzëqesh
Mos nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes, pasi është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të përcjellë ngrohtësi. Qeshni dhe bëni shaka, rekomandon përdoruesi i “Quora” Craig Fraster. Njerëzit, në mënyrë të pavetëdijshme pasqyrojnë gjuhën e trupit të personit për të cilin janë duke folur.
Nëse doni të jeni të pëlqyeshëm përdorni gjuhën pozitive të trupit dhe njerëzit natyrshëm do të kthehen në favorin tuaj.
Tregoni entuziasmin
“Së bashku me një buzëqeshje, tregoni entuziasëm dhe energji, e njohur gjithashtu si karizëm”,sugjeron Rosalinda Oropeza Randall, një eksperte mbi sjelljen dhe etikën.
“Kjo jo vetëm që i tërheq njerëzit ndaj jush, por i bën më të afërt”, thotë ajo.
“Pasi të kalojnë kohë me ju, njerëzit do të largohen me një ndjenjë të ngrohtë, që me shumë mundësi do ia transmetojnë edhe dikujt tjetër.”
Vendosni telefonin në xhep
Dhe mbajeni atë aty derisa biseda ose takimi të ketë mbaruar. Basil Chiasson e sqaron thjeshtë:“Kushtojini vëmendje. Shikojini. Ndaloni çfarë jeni duke bërë. Mos i ndërprisni.”
Ky është një tjetër zakon i thjeshtë, por efektiv, që mund të praktikohet menjëherë dhe nuk kërkon ndonjë përpjekje apo aftësi.
Thërrisni njerëzit në emër
Herën tjetër kur dikush ju përshëndet në emër ose përdor emrin tuaj në mes të bisedës, kujtoni se sa mirë ju bën të ndiheni.
Nëse e keni problem të lidhni emrat me fytyrën, provoni strategji të ndryshme, të tilla si, përdorimi i imazheve ose bisedave që do t’ju ndihmojnë për të bërë lidhjen me emrin.
Redaktorja e Business Insider Careers, Jacquelyn Smith mësoi nga babai i saj artin e të mbajturit mend emrat, i cili i dha asaj disa këshilla të rëndësishme: Përsërisni emrat e njerëzve shumë herë teksa flisni me ta, tregojini dikujt tjetër emrat e këtyre personave, në rast se harroni dhe keni nevojë për një kujtesë dhe në telefonin tuaj shkruani një përshkrim të shkurtër, kush janë dhe se ku i keni takuar.
“Në jetë dhe në punë mbajtja mend e emrave mund t’iu ndihmojë për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe për të shmangur situata të vështira,” thotë Smith.
“Njerëzit gjithashtu e vlerësojnë kur ju kujtoni emrin e tyre, si shenjë respekti”.
Jepni një shtrëngim të fortë duarsh
“Mos e shtrëngo shumë dorën, por as butë dhe mos trego as dominancë në mënyrën se si e shtrëngon atë, “ shkruan Tony Vincent.
Studimet kanë treguar se njerëzit vendosin nëse janë ose jo si ju në pak sekonda gjatë takimit. Një shtrëngim duarsh mund të kontribuojë shumë në përshtypjen e parë.
Dëgjo
Dëgjoni më shumë se sa flisni, thotë përdoruesi i “Quora” Mark Bridgeman. “Keni dy veshë dhe vetëm një gojë. Ky është raporti që duhet të përdorni me ta.
Jo vetëm dëgjoni – dëgjoni në mënyrë aktive
Thjeshtë dëgjimi nuk mjafton. Njerëzit e këndshëm tregojnë se ata janë duke dëgjuar personin me të cilin po bisedojnë.
Të dëgjuarit aktiv kërkon katër hapa, shkruan Chiasson: dëgjimin, interpretimin, vlerësimin dhe reagimin.
Hapi i parë tregon se ju jeni duke i kushtuar vëmendje. Tjetri, “parafrazoni atë që ju keni dëgjuar dhe pyetni për paqartësitë,” sugjeron ajo. Vlerësoni duke gjykuar shpejt dhe qartë për të arritur në përfundime. “Sigurohuni që keni gjithë informacionin para se të jepni opinionin tuaj”. Së fundi “jep përshtypje, për ta bërë bashkëbiseduesin të kuptojë që e keni dëgjuar”- shkruan ajo.
Përkëdhelja e egos
Lajkat përkëdhelin në mënyrë të drejtpërdrejtë egon, shkruan Jualian Reisinger. Megjithatë lajkat mund të jenë jo të pëlqëyeshme nëse janë shumë të “sheqerosura”. Por disa lajka të tilla si lavdërime janë një mënyrë e mirë për tu pëlqyer, pasi e bëjnë një person të ndihet më mirë dhe i vlerësuar
Reisinger sugjeron që të përdoren bisedat e hapura që e bëjnë personin të ndihet si ekspert, siç është: “Ju dini shumë rreth marketingut, apo jo?ose “ E dini se pse gjithmon ëmë vjen ky mesazh gabim?” Në këtë mënyrë ti mëson diçka të re dhe personi tjetër ndihet i dobishëm.
“Është aq e lehtë, është sa ajo fito-fito dhe funksionon 100 % të rasteve”, thotë Reisinger.
Të dish si të pranosh një kompliment
Pranimi i një komplimenti mund të jetë i ndërlikuar për shkak se ju nuk doni që të dukeni egoist.
Po ju gjithashtu nuk doni të murmurini një “Faleminderit, edhe ju” sepse kjo ju bën të dukeni i paaftë nga ana sociale.
Pra, në vend se të jepni frazat si: “Ju shikoni 10 herë më mirë se unë” apo “Kjo ishte e gjitha falë jush,” Reisinger sugjeron për t’i pranuar komplimentet me besim duke përdorur fraza të tilla si “Faleminderit! ose “Faleminderit ! Çfarë përvoje e mrekullueshme “.
Nëse dikush është ndërprerë gjatë bisedës, i pyet ata për të vazhduar
Gjithkush ka qenë ai person i cili gjatë tregimit të një historie është ndërprerë, dhe pastaj ka pyetur nëse dikush ka qenë duke e dëgjuar.
Milena Rangelov thotë se ju mund të jeni personi çlirues duke thënë diçka të tillë si, “Hej, ju lutem mund të përfundoni historinë tuaj për udhëtimin me biçikletë? Gjëja e fundit që përmendët është ajo që qentë ju ndoqën. A mund ta dëgjoj pjesën tjetër, ju lutem?”
Ju menjëherë do ta lehtësoni folësin dhe do ta bëni atë të ndihet i vlerësuar, shkruan ajo.
Kërko falje
Sigurisht, të marrësh në konsideratë gabimet tua është një instrument në ndryshimin e përshtypjes së keqe që mund të ketë dikush për ju. Por edhe një, “më falni” kur nuk kërkon falje për gjë mund të jetë çuditërisht ndihmëse.
Të thuash “më vjen keq” kur dikush po ju tregon ju diçka të keqe që ju ka ndodhur atyre është një mënyrë efektive për të treguar që po e vë veten në vend të tij dhe po përpiqesh të bësh lidhjen, ndryshe njihet si shprehje ndjeshmërie, sipas Halvorson.
Në fakt kërkimet në shkollën e biznesit Harvard dhe Wharton zbuluan se njerëzit pëlqenin më shumë të ja jepnin dikujt tjetër telefonin kur fjala e parë ishte “më falni për shiun”! Duke shprehur kuptimin e eksperiencës së dikujt dhe duke shpresuar më të mirën për to jep rritje të ndjeshme të besimit.
Mos u anko
Të jesh rreth jerëzve negativ është mbytëse. Kjo është arsyeja pse Rangelov i quan ato “ vampirë energjik” sepse ato ju thithin energjitë”. Të jesh një “bezdisës negativ” duhet të heqësh dorë menjëherë.. nëse e vëren veten duke u ankuar dhe dikush tjetër është duke ju shikuar i hutuar, bëj vetes një favor dhe zgjidh një temë tjetër.
Praktiko të qëndruarit mirë
Qëndro dhe ulu siç duhet, rekomandon Randall. Të qëndruarit jo siç duhet tregon që ju jeni jo i përshtashëm, thotë ajo për Business Insider, dhe nëse ju tregoni një gjuhë jo të mirë të trupit, askush nuk do të afrohet të shohë nëse jeni i pëlqyer . Halvorson gjithashtu shkruan që të ulesh siç duhet është një metodë efektive për të treguar kompetenca.
Sipas psikologut social Amy Cuddy, të qëndruarit në mënyre të hapur(këmbët e larguara, krahët e hapur, i anuar përpara), jo vetëm tregon besimin tuaj tek tjerët, po shkakton ndryshime të menjëhershme në kimine e trupit tuaj që ju bën ju më të fuqishëm, të cilën Halvorson e shpjegon që shkon dora-dorës me kompetencën.
Tregohu i vërtetë me ato që thua
Ndonjëherë, sjelljet që përcjellin ngrohtësi dhe ato që përcjellin kompetencë mund të jenë në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Nëse ju dukeni shumë të ngrohtë njerëzit do të vënë në pikëpyetje kompetencat tuaja, pra ju mund të dukeni i dobët,” shkruan Halvorson. Dhe nëse ju dukeni shumë kompetent, njerëzit mund të arrijnë në përfundimin që ju jeni të ftohtë, kështu që mjaft u dukët si “kapo”. As i dobët as kapo nuk janë cilësi të pëlqyeshme.
Çelësi për të gjetur një rrugë të mesme mes “lovey- dovey”(i butë) dhe “arrogant, bastard”(bastard arrogant) është më e thjeshtë të jesh ai që je. “Sigurohu që të pranosh gabimet e tua, shmang mashtrimet e të gjitha mënyrave dhe tregohu dikush për të cilin bashkëpunëtorët tuaj mund t’iu cilësojnë si dikush që bën gjënë e duhur,” tha ajo.
Mbyll nje bisede siç duhet
Fjalët e fundit të një bisede mund të lënë një përshtypje për një kohë të gjatë tek një person, kështu që përdori siç duhet.
Randall sugjeron disa shprehje gjeniale si: “Gëzohem që ju njoha”, “ kalofsh një ditë të mirë”, ose “do ta kujtoj bisedën tonë.”
Është shumë e lehtë ta bësh dhe mund të bëjë diferencën./tvklan.al