Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan ” më shumë një teatri sesa një grushti shteti.”
Postimi:
“Për ata që nuk e njohin realitetin absurd të Turqisë, do të doja të ndajnë me ta pikëpamjen time për atë që ndodhi natën e kaluar: Nuk ishte një grusht shteti i vërtetë! Ai u inskenua nga diktatori i zgjedhur islamik në bashkëpunim me shërbimet sekrete. Ishte një produksion i madh dhe një lojë e lirë, asnjë politikan apo zyrtar nuk dorëzua askund! Nuk u ndërpre interneti, nuk u ndala Facebook dhe Tëitter (pavarësisht nga fakti se këto janë rutinë për Erdoganin) vetëm një demonstrim i lirë ushtarak, ndoshta nga disa të mashtruar të rangut të ulët, të cilët do të dënohen për një gjë të gënjeshtërt që besuan. Të mjerët. Gjëra të tilla presidenti i ka zakon për ta bërë veten të duket si një “hero dhe mbrojtës i demokracisë”, kur në fakt është e kundërta. Jo vetëm do të marrë votat e nevojshme, por do të frustrojë psikologjikisht edhe votuesit, diçka që nuk mund ta bënte ndryshe, në mënyrë që të bëhet “diktatori” i një sistemi të rremë presidencial që përpiqet t’i imponohet shumicës.
U bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë, të besojnë se ai është i vetmi burrë në Turqi, i vetmi autoritet, ligjvënësi, gjykatësi, profeti! Politikanët islamikë që e mbështesin janë në rrugë kundër grushtit të shtetit! Thirrje për namaz nga xhamitë, ndonëse nuk është koha për lutje. Dhe këtë e bën që të nxisë mbështetësit islamikë të dalin në rrugë! Kështu, ka gjasa të shohim një Turqi plotësisht autokratike dhe islamike dhe një komb të ndarë. Dhe Turqia në prag të luftës civile! Unë shkruaj mendimin tim mbi këtë grusht shteti fallco të stisur në mënyrë qesharake dhe që do të përdoret për të t’i siguruar mandat të ri të Erdoganit.
Dhe ndoshta ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë (diçka që shumë analistë parashikojnë) të cilat do t’i garantojnë Erdogan shumicën e votave. Dhe kjo ndoshta do të sigurojë një tjetër 10 deri në 15 vjet legalizuar, diktaturën zgjedhur. Me shumë mundësi do të shohim një ndryshim të institucioneve për të keq, ku populizmi dhe Islami do të dominojnë. Dhe një periudhë ku islamistët dhe xhihadistët do të mbizotërojnë. Kjo, sipas mendimit tim është e vërteta, e cila ende nuk është shpalosur. Por shumë njerëz besoj kanë dyshime për “teatrin që u shit si grusht shteti”./respublica/a.k
https://twitter.com/PoliticoRyan/media