Bashkia e Vorës, është kthyer kohët e fundit në qendër të vëmendjes në këto ditë të fundit fushate elektorale për shkak të akuzave të ndërsjellta për manipulim zgjedhjesh.
Kandidati i djathtë për këtë bashki Fiqiri Ismaili, është akuzuar kohët e fundit se ka shtuar mbi 500 persona fiktivisht në lista dhe se paguan 10 mijë lekë të reja për votë.
Këtë gjë e tregon edhe një nga qytetarët që ka marrë 10 mijë lekë nga vetë Ismaili, të cilin më pas e ka denoncuar në polici.
“Më tha kryeplaku i fshatit se do të të takojë Fiqo te “Agroblend” dhe takimin e bëmë aty te firma e tij. Ai më futi lekët në xhep, dhe pashë që ishin 10 mijë lekë. Fiqiri Ismaili me premtoi se do më fuste në punë, pasi kam 6 muaj pa punë dhe ne jemi 4 veta në familje. Kam deponuar me dëshirë në polici, por kam frikë. Kam frikë se mos do të kem probleme më pas. Unë kam 6 muaj pa punë, jemi 4 veta në familje”, thotë qytetari.
Dëshmia e qytetarit
Gazetari: Po të tjerë kishte shumë para teje?
Qytetari: Të thashë hera e parë në jetën teme, nuk më ka zhgënjyer njeri deri më sot.
Gazetari: Po ai kryeplaku, si të mori kryeplaku në telefon, çfarë të tha?
Qytetari: Kemi folur, mirëmëngjesmirëmbrëma, mbiemrin nuk e di. Xhemal, Xhemal e kam dëgjuar tek tregu.
Gazetari: Çfarë të tha kur të mori në telefon?
Qytetari: I pata thënë për të takuar kryetarin, më tepër për punë, se për lekë gjallë në botë nuk i shkoja. U bëra 25 vjet në Vorë s’kam pirë një kafe.
Gazetari: Po lekët t’i futi në xhep se nuk e kuptoj?
Qytetari: M’i futi në xhep, unë i thashë jo, unë i thashë kam ardhur për punë të tjera. Na tha, pi një kafe. Unë nuk e kam parë faktikisht, por kur dola përjashta ishin dy 50-she.
Gazetari: Po për punë të premtoi?
Qytetari: Më tha mbas votimeve kismet, tani nuk të jap shpresë. I thashë të më kthesh në punë asgjë tjetër, të jetoj dhe unë si gjithë të tjerët, bëra 6 muaj pa punë, gjithë ky djalë 45 vjeç të rri pa punë.
Gazetari: Po për votimet çfarë të tha?
Qytetari: E di vetë t’i tha, kaq.
Gazetari: A të detyroi njeri me zor të vijë këtu?
Qytetari: Vetë mo vetë kam ardhur. Them se do të kem problem nesër, pasnesër, si të vijë puna.
Gazetari: Me Fiqon?
Qytetari: Jo me Fiqon, por si thonë, do të shtyjë dikë tjetër, pse shkove, pse ktheve, pastaj e fundit fare si të vij, dy duar për një kokë, nuk kam ça të bëj. Dy fëmijë i kam në shtëpi, nusen. Thjesht unë thashë kam ato 6 muaj pa punë, me rrogën e nuses 180 mijë lekë kaloj muajin. Kjo punë nuk e di si do shkoj kaq shumë.
Gazetari: Po për mbas votimeve çfarë të tha, do të gjej punë?
Qytetari: Kismet tha, ndonjë vend pune në ujësjellës, kanalizime.
Gazetari: Po lekët si t’i dha, kur u çove apo direkt aty në tavolinë?
Qytetari: Në karrige siç isha.
Gazetari: T’i hodhi kështu. Apo t’i futi në xhep?
Qytetari: Mi futi në xhep, as nuk i kam parë unë.
Gazetari: Si nuk i pe, kur të futi lekët në xhep?
Qytetari: Jo për Zotin.
Gazetari: Tek zyrat, atje tek “Agroblendi”?
Qytetari: Po.
Gazetari: Kur të dha dorën të futi lekët?
Qytetari: Jo.
Gazetari: Po si t’i futi lekët se nuk e mora vesh?
Qytetari: U ngrit dhe mi futi në xhep. Na pi një kafe, më tha.
Gazetari: Kush?
Qytetari: Kryetari , pra!
Gazetari: Fiqo?
Qytetari: Po, kryetari.