Presidenti i Turqisë Erdogan ka akuzuar drejtpërdrejt për organizimin e grushtit të shtetit Fetullah Gulen-in duke shtuar se dënimi për të do të jetë i merituar, një pozicion ky i cili ka sjellë dhe reagimin e SHBA-së. Përmes sekretarit të shtetit John Kerry, SHBA ka reaguar në lidhje me çështjen duke kërkuar nga Presidenti turk prova për përfshirjen e Gulen në këtë grusht shteti. Kerry shtoi se deri me tani nuk ka asnjë kërkesë nga ana e Turqisë për ekstradimin e Gulen.
Ndërkohë pas normalizimit të situatës, Bordi i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve turq ka pushuar nga puna 2745 gjyqtarë, nën akuzën e përfshirjes në grushtin e dështuar të shtetit. Rreth 3 mijë ushtarë janë arrestuar.
Sakaq helikopteri ku udhëtonin 7 ushtarakë dhe një civil, pjesë e personave pjesëmarrës dhe organizues të grushtit të shtetit, do të kthehet në Greqi. Ushtarakët udhëtuan në Greqi këtë të shtunë në tentativë për tu larguar nga gjykimi i shtetit turk, duke kërkuar azil politik në shtetin helen. Autoritetet greke kanë thënë se helikopteri do të kthehet në Turqi, por ende mbetet për tu saktësuar për fatin e ushtarakëve./java/a.k