Turqia i kërkoi palës greke ekstradimin e tetë puçistëve të larguar në shtetin fqinjë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme në televizion.
“I kemi bërë kërkesë Greqisë për të ekstraduar tetë tradhtarët e kombit sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu për stacionin televiziv HaberTurk, pas dështimit të përpjekjes së grushtit të shtetit të së premtes në mbrëmje nga ana e rebelëve të ushtrisë. (java /r.a)