Cilido vend i qëndron pran klerikut mysliman, Fethullah Gulen, nuk do të jetë mik i Turqisë si dhe do të konsiderohet se është në luftë me anëtarin e NATO’s, kështu ka thënë kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.
Reuters raporton se Qeveria turke ka thënë se ndjekësit e Gulen, i cili ka kohë që jeton në mërgim të vet-imponuar në Shtetet e Bashkuara, qëndrojnë prapa tentimit për grushtet nga një pjesë e ushtrisë turke të premten në mbrëmje, përcjell Express.
Qeveria e ka akuzuar Gulen se po tenton ta ndërtojë një strukturë paralele brenda gjyqësorit, sistemit arsimor, medias dhe ushtrisë, si një mënyrë për ta rrëzuar shtetin, por të gjitha këto i mohon Gulen. (b.an)