Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi, ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një qeverie të zgjedhur demokratikisht, thuhet në një deklaratë për mediat nga institucioni i Presidencës.
Në vijim të deklaratës, thuhet se “Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi, si dhe uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe te qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale”.
(java /r.a)