Krijesa të ngjashme me njeriun, por në permasa më të vogla, u zbuluan në vitin 2004.
Gjuetarë, përgatitës veglash apo përdorues të zjarrit, shkencëtarët nisën që të kishin disa dyshime se në të shkuarën ka ekzistuar një specie e re homo. Këto krijesa ngjasojnë me hobitët, speciet e krijuara nga shkrimtari J.R.R Tolkien, protagonist në triologjinë “Zoti i unazave”
Krijesat që ne i njohim si hobitët kanë ekzistuar vërtet përgjatë rrjedhës së historisë.
Hobitët përshkruhen nga studiuesit si qenie që i ngjajnë njeriut, por me gjatësi më të vogël. Ata kanë qenë pak më të gjatë se një metër dhe nga shumë këndvështrime, të ngjashëm me homo sapiens-ët, veçse në madhësi më të vogël. Ata mendohet se kanë jetuar në shpellat e ishullit indonezian të Flores-it.
Për herë të parë këto krijesa u zbuluan në vitin 2004. Duke pasur parasysh eshtrat e tyre në permasa më të vogla, shkencëtarët nisën që të kishin disa dyshime se në të shkuarën ka ekzistuar një specie e re homo. Në fakt, për disa kërkues, kockat mund t’u përkisnin disa qenieve njerëzore, të cilat ishin të keqformuara.
Por, përpara disa kohësh, Caley Orr dhe kolegët e tij të Departamentit të Anatomisë të Universitetit “Midwestern” në Teksas, gjetën dëshmi të reja fosilesh që tregojnë informacione të reja në lidhje me origjinën e sjelljen e ketyre specieve. (java / r.a)