Ministri i Punëve të Jashtme ka reaguar sot në rrjetete sociale duke uruar për vendosjen sa më shpejt të rendit kushtetues në Turqi.
Në deklaraten e tij, Ditmir Bushati thekson se Turqia është një aleat me kontribute të pazëvendësueshme në luftën kundër terrorizmit dhe përballimin e krizës së refugjatëve.
“Vlerat demokratike janë në qendër të idealit europian dhe të aleancës transatlantike. Dëshiroj të përshëndes vendosmërinë e popullit turk dhe përfaqësuesve të tij legjitimë pë të rikthyer rendin demokratik. Turqia mike është një vend kyç në luftën kundër terrorizmit, me kontribut të pazëvendësueshëm në përballimin e krizës së refugjatëve, dhe një prej shtyllave solide të rendit ndërkombëtar. Uroj që pasojat e situatës së krijuar të tejkalohen sa më parë” – shkruan Bushati.
(Java / r.a)