A doli avioni i Presidenti turk Erdogan, nga kufiri i vendit? Pati shumë raportime me lëvizjet e Erdogan mbrëme, i cili ishte me pushime në qytetin turistik të Marmaris, kur filloi grushti i shtetit.
U njoftua se ai u nis me një avion privat, i cili nuk kishte destiancion të përcaktuar. Në këtë video duket rruga e avionit regjistruar nga radarët.
Duket momenti kur avioni i presidentit është sjellë vërdallë në ajër mbi Turqi. Avioni fluturoi gjatë në formë rrethi për tu ulur më pas në Stamboll, ku presidenti u prit nga një turmë e madhe njerëzish, ndërsa grushti i shtetit kishte dështuar.