Majlinda Bregu ka reaguar mbrëmjen e sotme në Facebook pas ofertës së kryeministrit Rama. Deputetja demokrate e ka cilësuar si provokim të rëndë, por edhe tallje, ftesën e Ramës për oopozitën ku i kërkon të sjellin ccfarëdo propozimi që të duan për Reformën.
Postimi i plotë i Bregut:
Une mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptaret!
Propozimi i tij i “ri” dje eshte nje provokim ekstrem ndaj opozites dhe qendrimi yne s’mund te jete kaq pasiv.
Ne s’mund te vazhdojme te kerkojme konsensusin e Edi Rames nderkohe qe SHBA permes ambasadorit Lu na thote: propozimi eshte i papranueshem.
Ne s’mund te lejojme qe kjo tallje e re e Kryeministrit te vazhdoje si avaz i ri i kenges te vjeter, nderkohe qe edhe me i durueshmi nga te gjithe ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me te gjithe dhe refuzues ndaj talljes se Edi Rames!
Ne keto kushte, ne duhet ta sfidojme Kryeministrin me nje propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA.
Pastaj te shohim se per sa presje do nxjerre bishta njeriu qe po fiton padrejtesisht kredon si i perveluar per reformen ne drejtesi!
Me kete rast shpetojme nga “murosja” edhe dy kreret e Partive dhe shpetojme edhe ne nga nje legjende e re Rozafe brenda mureve te Pallatit te Kongreseve…