Strategjia e re e Transportit synon të përputhë zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri dhe Ballkanit me Strategjinë evropiane të Transportit.
Këto kritere synojnë që deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvendoset në mënyra të tjera të tilla, si hekurudhë ose transport ujor dhe ky volum transporti duhet të rritet me 50% deri në vitin 2050.
Deri në vitin 2050 duhet të jetë ndërtuar një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë ku duhet të jenë përfshirë të gjitha vendet evropiane.
Deri në vitin 2050, pjesa më e madhe e transportit të pasagjerëve duhet të jetë me hekurudhë.
Deri në vitin 2050 të gjitha aeroportet kryesore të rrjetit duhet të jetë i lidhur me rrjetin hekurudhor, mundësisht me shpejtësi të lartë.
Deri në vitin 2050 duhet të sigurohet se të gjitha portet kryesore detare janë të lidhura në mënyrë të mjaftueshme transportin hekurudhor të mallrave.
Observatori i Evropës Jug-Lindore Transportit (SEETO) është institucioni që harmonizon planin e BE-se për infrastrukturën me vendet e Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Kjo organizatë rajonale transporti është themeluar nëpërmjet Memorandumit të Mirëkuptimit për Zhvillimin e Rrjetit Rajonal të Transportit (MM) nënshkruar më 11 qershor 2004 nga Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Strategjia e Evropës Juglindore 2020 (SEE 2020) ka ngritur disa objektiva ambicioze për sektorin e transportit, duke përfshirë uljen e kostos e transportit për njësi të shërbimit të transportit me 20% dhe
Përmirësimin e përdorimit të infrastrukturës së transportit në mbi 40% të kapacitetit aktual. (monitor)