Ronaldo dhe Messi po i mbushin bateritë për sezonin e ri që fillon në muajin gusht.
Që të dy e kanë zgjedhur Ibizan për t’i kaluar pushimet, përcjell Lajmi.net nga Marca. Messi në pushime është me gruan e tij dhe dy djemtë, ndërsa në anën tjetër Ronaldo me djalin, nënën dhe disa familjarë të afërt.
Dy futbollistët më të mirë në botë ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre. Messi shkoi deri në finale të “Copa America” me Argjentinën dhe u mposht nga Kili, ndërsa Ronaldo u shpall kampion i Evropës me Portugalinë./lajmi.net/a.k