Prezantimi interaktiv i prototipit të aplikacionit “Ciceroni Virtual” do të bëhet të hënën në prezencën e Ministres së Kulturës Znj. Mirela Kumbaro.
Ciceroni Virtual, aplikacioni ju shpjegon Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe veprat e ekspozuara në të. Ai eshte një instrument dixhital interaktiv që do të udhëheqë vizitorët në sallat e Galerisë duke ndërvepruar me ta në kohë reale.
Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, lindi, Ciceroni Virtual, një aplikacion për të gjithë vizitorët e Galerisë Kombëtare, i realizuar nga MetroResearch, qendër kërkimore shkencore brenda SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”. (java / r.a)