Rafael Catala ka kritikuar iniciativën e Barcelonës për përkrahjen e Messit. Barcelona i ka dalur në krahë yllit të saj Lionel Messi pas skandalit që ai është përfshirë me fshehjen e taksave, ku edhe është dënuar me dy vjet heqje lirie me kusht. Ky gjest i klubit katalanas nuk i ka pëlqyer Catalas, i cili është ministër i drejtësisë në Spanjë, pasi sipas tij Barcelona po e mbron një njeri që thyer ligjet e shtetit spanjoll, transmeton KosovaPress.
“Unë nuk e përkrah Messin, pasi që nuk kam thyer ligjet spanjolle duke mos paguar taksat, si dhe besoj që shumë katalanas dhe tifozë të Barçës nuk mund të përkrahin veprimet e tij që ka bërë në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Catala.
ma.me