Gjatë ditës së fundit të Konferencës së Ambasadorëve Ministri Bushati bëri një nënvizim të veçantë për diplomatët që punojnë në promovimin e vendit. Ai u ndal në mënyrë të veçantë në rolin dhe kontributin e Visar Zhitit si një diplomat i talentuar por edhe si një letrat i shquar, për të cilën vetë Ministri Bushati u ndje mëse i vlerësuar gjatë vizitës së tij në Vatikan dhe fjalëve të drejtuesve më të lartë të Vatikanit për Zhitin.
Deklarata e Bushatit në mbështetje të Zhitit duket se vjen jo rastësisht pas rastit të paprecedentë të ndodhur dje në Presidencë, ku Nishani në minutat e fundit anuloi takimin me ambasadorët.
ma.me