Cristiano Ronaldo e ka festuar triumfin e madh në Euro 2016 duke blerë një makinë të re, Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport.
Çmimi i makinës së prodhuar nga marka e famshme franceze shkon në 1.7 milionë sterlina angleze.
Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport është një makinë e dizenjuar nga grupi Volkswagen, i cili ka në pronësi kompaninë me seli në Molsheim të Francës.
Makina është ndër më të shpejtat në botë, me 407 kilometra në orë, duke u lënë pas vetëm nga prodhimet e të njëjtës kompani, Bugatti Veyron Super Sport dhe Bugatti Chiron, përkatësisht me 430 dhe 460 kilometra në orë.
Aktualisht, portugezi është duke shijuar pushimet në Ibiza, bashkë me familjen dhe miqtë e ngushtë.
DM/d.i.