Presidenti amerikan Barack Obama i kërkoi policisë dhe komuniteteve me ngjyrë në SHBA që të bashkohen duke eliminuar situatën e krijuar që duket sikur i ka vënë përballë.
“Nuk dua që brezi i ri të rritet duke menduar se nuk duhet të kenë besim tek policia, ose që policia që po bën një punë të mirë, të mendojë se kërcënohet jo vetëm nga kriminelët, por edhe nga mungesa e besimit në komunitet”, deklaroi Obama gjatë një takimi me publikun ku u diskutua për racizmin dhe rendin.
Ai shtoi se të gjithë duhen angazhuar që të diskutojnë dhe bashkohet, e jo secili të mbyllet në qoshen e tij. Pas çdo vrasje masive në SHBA vitet e fundit, lideri i shtëpisë së bardhë ka mbajtur fjalime prekës dhe morali, por në takim ai mori rolin e kryekomandantit që ngushëllon ndërsa i përgjigjej pyetjeve të njerëzve. Në takimin ishin të pranishëm Diamond Reynolds e dashura e Philando Castile që u vra nga policia në Minesota dhe Cameron Sterling, djali i Alton Sterling, që u vra në Luizina po nga policia.
Ata kërkuan ndihmën e presidentit për të sjellë ndryshime. Obama u përpoq sa mundi që të ngushtonte humnerën mes policisë dhe komunitetit me ngjyrë, megjithëse analistët thonë se takimi nuk solli zgjidhje. Presidenti ngushëlloi familjet e viktimave të dhunës policore, por gjithashtu shtoi se policia përballet me sfida kolosale dhe nuk mund t’ia dalë e vetme.
ma.me