Mes turmës së njerëzve në Nicë të Francës që u sulmuan mbrëmjen e së enjtes nga një kamion konfirmohet se ka pasur edhe shqiptarë.
Në një prej videove nga atentati i Nicës që po bën xhiron e mediave online dëgjohet një vajzë që thërret një tjetër me emrin Alma dhe më pas bërtet: hajde, hajde.
Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli.
Videoja është xhiruar nga Nerajda Rama por nuk dihet nëse ka pasur shqiptarë të lënduar.
Ora/d.i.