Burime pranë PD pohojnë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka intensifikuar takimet me përfaqësues të opozitës.
Donald Lu ka zhvilluar mbrëmë një takim me ish-kryetaren e Kuvendit dhe njëherazi deputeten e PD, Jozefina Topalli për të gjetur konsensusin e reformës në drejtësi.
Java e ardhshme është vendimtare për reformën në drejtësi. Kuvendi pritet të hedhë në votimin paketën kushtetuese për të cilën nevojitat shumica absolute prej 2/3 e votave.
Dita/d.i.