Dimitri Payet, ylli i Francës, ka zbuluar se nuk do të largohet nga West Hami gjatë kësaj vere
West Ham ka marrë një lajm shumë të mirë nga Dimitri Payet. Ky i fundit ka konfirmuar se nuk do të largohet nga ekipi londinez, pavarësisht pse ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha.
“Unë kam dëgjuar për të gjitha interesimet që janë shfaqur për mua dhe unë jam kënaqur,” tha ai për The Sun.
“Por unë e dua West Ham. Ne kemi pasur një sezon fantastik dhe unë nuk mund të pres për të luajtur në stadiumin olimpik. Unë do të mbetem 100 për qind në West Ham. E dua klubin”, ka theksuar ai, citohet “Express”. (b.an)