Franca nuk do ta zgjasë përtej 26 korrikut gjendjen emergjente të shpallur pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar në Paris të kryer nga militantët islamikë në nëntor, njofton presidenti francez, Francois Hollande. Presidenti ka thënë gjatë intervistës së tij tradicionale për shënimin e Ditës Kombëtare Franceze se nuk do të kishte kuptim të zgjatej gjendja emergjente për një kohë të pacaktuar, raporton BBC.
Kjo do të nënkuptonte, tha ai, se sundimi i ligjit nuk aplikohet më. Franca e ka zgjatur dy herë gjendjen emergjente që nga shpallja e saj. Zgjatja e fundit ishte bërë për të mbuluar turneun e futbolli “Euro 2016” dhe fundin e garës çiklistike “Tour de France”.
ma.me