Një kompani indiane e çajit, i ka dërguar Donald Trump-it një sasi të madhe të çajit të gjelbërt, për t’i ndihmuar atij që të pastrojë mendjen. “Ne nuk mund ta ndalojmë atë, por ndoshta mund t’ia ndryshojmë mendjen,” janë shprehur prodhuesit e kompanisë, transmeton koalb.com.
Në letrën e bashkangjitur me ‘dhuratën’ shkruhet:
“I nderuari z.Trump, Namaste nga India,
ne po ju dërgojmë një sasi të madhe të çajit të gjelbër natyror. Ky çaj ndihmon për të pastruar mendjen dhe trupin dhe ju mundëson të rifitoni një ekuilibër të shëndetshëm,” ka shkruar kompania Kolkata.
“Është dëshmuar se edhe i bën njerëzit më të zgjuar. Z.Trump ju lutemi që të pini këtë çaj. Për hir të vetvetes, për hir të amerikanëve dhe të botës”.
Çaji është dorëzuar në Trump Toëer në New York. Përderisa kostoja e ngarkesës nuk është zbuluar, është bërë e ditur se Donald Trump-it i është dërguar çaj mjatueshëm, sa për t’ia mundësuar atij të pijë tri gota në ditë për katër vite, citohet “Koalb.com”. (b.an)