Antonio Conte thotë se synon që me Chelsean në sezonin e parë të fitojë titullin në Premier Ligë.
46-vjeçari mori kontrollin e “Bluve” pas largimit të Guus Hiddinkut në fund të sezonit të dështuar, që e pa Chelsean në pozitën e dhjetë.
Pas shpërthimit me Italinë në Euro 2016 duke mposhtur ekipe të mëdha si Belgjika e Spanja, Conte thotë se është gati për sezonin e parë në Angli.
“Sezoni i kaluar ishte i dobët pasi zumë vendin e dhjetë, por duhet të mendojmë për të tashmen. Chelsea i takon Ligës së Kampionëve dhe duhet të qëndrojmë.
Është kënaqësi e madhe për mua. Jam i lumtur. Është kapitull i ri për mua, për karrierën time, për familjen dhe mezi po pres të punoj në këtë shtet fantastik dhe ligë fantastike.
Premier Liga është shumë e vështirë – më e vështira në botë. Shtatë ekipe luftojnë për titull. Presioni është i parëndësishëm. Jam i lindur me presion. Është normale”, ka thënë Conte në konferencë për media, transmeton koha.net. (b.an)