Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Jashtme, ka gjetur rastin që të nënvizojë edhe një herë rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi. Sipas tij, kjo reformë ka një rëndësi rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm se do të shërbejë për modernizimin e vendit tonë, por edhe se ka peshë të madhe në marrdhëniet me Bashkimin Europian, SHBA dhe aleatët strategjik të Shqipërisë.
“Nëse nuk miratohet refoma në drejtësi kostoja do të jetë e madhe. Reforma në Drejtësi do shërbejë për modernizimin e vendit, pasi integrimi në BE lidhet ngushtësisht me procesin e modernizimit. Kjo reformë ka një peshë të madhe për marrëdhëniet me BE-në. Do përpiqemi deri në fund për miratimin”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se vendi ka shënuar përparime konkrete muajt e fundit. Rama tha se Shqipëria ka përmirësuar në vazhdimësi raportet me vendet fqinje. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë, tha Rama, kanë shënuar rritje të ndjeshme. Me Greqinë, kryeministri tha se palët janë në dialog për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Kemi zgjedhur të pranojmë një politikë të hapur si të vegjël, që nuk zgjedhja jonë ideale por kemi qenë të qartë që për ne këto janë çështje absolutisht të rëndësishme për t shtyrë më tutje marrëdhëniet. Dhe kemi konstatuar e kënaqësi se ka një përparim, jo aq shpejt sa do të kishim dëshiruar, por të qëndrueshëm“, tha Rama.
ma.me