Ben Blushi prej kohësh vijon me qëndrimet e tij të hapura kundër politikës që qeveria po ndjek. Në çdo fjalë të mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë ai nuk ka nguruar të kritikojë deputetët e mazhorancës dhe të opozitës, edhe pse ende vazhdon të jetë në radhët e Partisë Socialiste.
Pavarësisht kundërshtive dhe replikave në distancë, duket se Blushi ka një lidhje të pazgjidhshme me partinë që vazhdon ta mbajë në radhët e saj, me gjithë pakënaqësitë e socialistit. Pas seancës parlamentare të kësaj të enjteje Blushi është parë duke drekuar me Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.