Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini ka kundërshtuar deklaratën e Ben Blushit sot në parlament, ku theksoi se në amendamenti Kushtetues për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit, ka firmosur dhe deputeti çam. Pas deklaratës së Blushit, Muhedini u shpreh në seancën e parlamentit se, ai nuk ka firmosur në nismën e Blushit që Presidenti të zgjidhet nga Populli. “Unë nuk kam firmosur në listën e Blushit për zgjedhjen e presidentit nga populli, por vetëm në listën e PDIU para 6 muajsh”.
Prej kohës, PDIU dhe deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi janë në debat mbi cështjen e zgjedhjes së Presidentit. Sipas PDIU, Blushi ka kopjuar nismën e PDIU mbi propozimin e zgjedhjes së Presidentit nga populli. Blushi nga ana e tij, është shprehur se, ai dhe Hafizi kanë realizuar një amendament dhe këtë gjë, nuk e ka bërë askush më parë.
BW/d.i.