Deputeti Pandeli Majko ka deklaruar se nëse do të ishte e vërtetë se sovraniteti i Shqipërisë do të prekej, ashtu siç pretendon Berisha se do të bëjë vettingu i udhëhequr nga ndërkombëtarët, atëherë Majko do të largohej nga parlamenti.
“Nëse në këtë libër ka një shkronjë që prek sovranitetin e vendit tim, unë nuk rri një minutë deputet në këtë parlament.
T’ju bëj një pyetje… pse shqiptarët po shkojnë të gjithë me rradhë në gjykatën e Strasburgut?!
Faturat vijnë valë valë për të gjitha gomarllëqet që keni bërë ju dhe ne socialistët… po këtë pse nuk e quani cënim të sovranitetit ju?!…vini këtiu e na shisni dëngla e patate…!”- tha Majko./java/a.k