I gjithë kuvendi është ngritur në këmbë për një minutë heshtje në nderim të nënë 37 vjeçare, që humbi jetën ditën e djeshme për shkak të një aksidenti automobilistik. Thirrjen e bëri Sali Berisha, duke e cilësuar Dhurata Priftin, një luaneshë që shpëtoi jetën e fëmijëve të saj.
“dua t’ju ftoj të nderuar deputetë, të nderojmë me një minutë heshtje, nënën luaneshë e cila dha jetën në një aksident automobilistik duke shpëtuar jetën e vogëlushëve të saj.”- tha Berisha.
Deputetët çohen në këmbë për një minutë heshtje.
Në fillim të fjalë së tij Berisha falenderoi edhe Luiza Gegën për fitoren e saj në kampionatin europian.
“Para se të filloj fjalën time dua t’i jap përshëndetje të përzemërt atletes Luiza Gega e cila u kthye me një rezultat të shkëlqyer europian. Të përgëzoj federatën e atletikës për dinjitetin që tregoi dhe nuk lejoi që skezoidët në pushtet të prodhojnë skema në Koresë së Veriut….”- shtoi Berisha./java/a.k