Deputetja e PDIU, Mesila Doda, replikoi pas fjalës së Ben Blushit në Kuvend duke thënë se ai ka vjedhur protokollin e Ilir Metës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.
“Ti vodhe protokollin e mbledhjes që Madeline Albright konsumoi me ish-kryeministrin Meta” – tha Doda pa sqaruar më tej historinë.
Nga ana tjetër, ajo tha se nuk ka bërë asnjëherë demagogji. Debatet Blush-Doda nisën pasi ish-deputetja e PD që sot aderon në partinë e Shpëtim Idrizit, e akuzoi kohë më parë nismën “Presidentin nga populli” si të kopjuar nga PDIU.
Shume e forte!