Sipas mediave italiane, në aksidentin që ndodhi të mërkurën vonë në Sirmione, në provincën e Brescia, kanë humbur jetën dy persona, një grua 37 vjeçare, e quajtur Annamaria Zippone dhe një fëmijë i mitur e moshës dhjetë vjeçare, quajtur Gaia Botticchio.
Gruaja, nga Puglia, dhe fëmija vdiq në makinën tjetër të aksidentuar. Ajo ishte në automjet e shoqëruar edhe nga një grua tjetër (që është nëna e fëmijës së vdekur).
Në makinë ishin edhe dy fëmijë të tjerë (bijtë e viktimës), të gjithë banorë të Sirmione. Të mbijetuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fëmijët e viktimës Annamaria, të moshës 10 dhe 7 vjeç, janë shtruar në spital.
Shqiptari që shkaktoi aksidentin po udhëtonte nga Brescia për në Verona.
Sipas hetimeve të para, makina Seat Antea, drejtuar nga shqiptari 21-vjeçar, përplas dhunshëm me Fiat Punto ku udhëtonin 5 persona./Panorama/a.k