Dalin në dritë detaje të tjera nga vrasja e një dite më parë në Itali ku një shqiptar u raportua se ka vrarë pronarin e banesës pas sherrit për qiranë. Përparim. G është shqiptari 39-vjeçar, që në orët e para të ditës së mërkurë, vrau 51-vjeçarin italian Mauro Colantoni, në Tivoli.
Mediat italiane shkruajnë sot për dinamikën e ngjarjes. Mësohet se Përparim.G fillimisht ka goditur italianin me grushte duke e rrëzuar në tokë. Pasi i ka vënë kokën sipër në trotuar, 39-vjeçar e ka gjuajtur disa herë më shkelma.
Autopsia që është bërë ka treguar se koka e 51-vjeçarit italian është shtypur nga goditjet që kanë rezultuar fatale për jetën e italianit.
Shqiptari është arrestuar në një stacion autobusi, jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Në momentin e arrestimit rrobat e Përparim.G ishin me gjak. 39-vjeçari është një emër i njohur për policinë italiane, për krime të mëparshme kundër personit.
Mes tij dhe pronarit kishte lindur prej kohësh një konflikt, pasi shqiptari nuk i kishte paguar qiranë e shtëpisë./panorama/a.k