Nuk u bë në dhjetor të vitit 2012, nuk u bë në vitin 1000, as në vitin 1999, epo një ditë do të vijë edhe shkatërrimi i botës.
A do të ndodhë ai më 29 korrik, pra këtë muaj? Sipas shumë mbështetësve të kësaj ideje pesimiste, pas vetëm 16 ditësh do të vijë deri te ndryshimi i poleve magnetike të Tokës dhe një Krisht tepër i zemëruar do të zbresë nga qielli, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“End Times Prophecies” ka publikuar një video në internet, ku këto pohime lidhen me pjesë nga Bibla.
Ata kanë përgatitur edhe një video incizim, në mënyrë që pohimet e tyre të duken sa më reale. Ajo që bie në sy dhe që nuk është aspak profesioniste, ka të bëjë me faktin se myslimanët paraqiten si adhurues të djallit. Thënë thjesht, vetëm edhe një rrenë më shumë. Këtë mund ta themi me siguri, që tani. Shihemi më 30 korrik.