Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Eduard Jesku, 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pas, kallëzimit të nënës së tij shtetases L.J, 53 vjeç, e cila ka deklaruar se shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tyre në fshatin Buçimas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.