Një agjenci e lajmeve i lidhur me të ashtuquajturin Shtetin Islamik, ka konfirmuar vdekjen e një prej liderëve kryesor, Omar Shishani, për të cilin Shtetet e Bashkuara patën deklaruar që e kanë vrarë në mars, shkruan BBC.
Agjencia Amaq ka deklaruar që Shishani ka vdekur në linjën e frontit në qytetin Shirqat, në jug të Mosul, Irak.
Ndërsa Pentagoni, ka deklaruar në mars që personi në fjalë ka vdekur nga lëndimet e marra nga një sulm ajror i SHBA-ve në veri-lindje të Sirisë, transmeton Klan Kosova.
Emri i vërtet i Shishan ishte Tarkhan Batirashvili, mirëpo ai ka qenë i njohur si Omar – Chechen, referon Express.
Shishani thuhet se ka qenë këshilltar i afërt ushtarak i udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi. (b.an)