Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë që çështja e hedhjes së gazit nga AAK-ja ka marrë fund.
Ai ka thënë se nuk do të përdorë më gaz AAK-ja, transmeton Koha.net.
“Aleanca nuk do të përdorë gaz lotsjellës dhe deri sa kemi mundsi të rrimë brenda, rrimë, kur nuk mundemi atëherë dalim”, ka thënë Muharremaj, duke shtuar se në Kuvend të Kosovës kthehen kur të vije në votim demarkacioni për ta ndaluar votimin me fjalime dhe me forma demokratike. (b.an)