Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka prezantuar logon zyrtare për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio.
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë eveniment të madh, ndërsa tani Thaçi ka prezantuar logon “KosovoinRio”, me të cilën synohet t’i ofrohet mbështetje sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në Rio.
“Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Lojërave Olimpike në Rio dhe pjesëmarrja për herë të parë e Kosovës në to sivjet, përbën një arritje të jashtëzakonshme për sportin tonë dhe sidomos për konsolidimin e pozicionit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
Kjo do të jetë logoja zyrtare e fushatës sonë #KosovoinRio, të cilën po e nisim bashkë me Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe ju ftoj të gjithëve që ti mbështesni sportistët tanë duke e postuar edhe ju këtë logo”, ka shkruar ai në Facebook, referon Koha. (b.an)