Itali, Austri, Francë, Gjermani, Irlandë, Poloni, Portugali dhe Spanjë. Në të gjitha portet dhe aeroportet këtyre vendeve, qindra emigrant nga Ballkani kanë arritur në Evropën e Veriut duke përdorur karta identiteti të vjedhura.
Përveç kësaj, trafikantët kanë përdorur dhe një metodë tjetër, atë të kamuflimit të emigrantëve si tifozë futbolli me anë të falsifikimit të kartave të anëtarësisë së grupeve të tifozëve.
Bëhet fjalë për një organizatë e përbërë nga të paktën 90 persona me shtetësi italiane, shqiptare dhe britanike. Ky grup kishte krijuar një logjistikë për trafikimin e emigrantëve në Evropë.
Ky bashkëpunim “trekëndësh”, u zbulua nga policia kufitare italiane në Venecia dhe Verona, duke çuan në pranga disa persona.
Hetimet nisën gati dy vite më parë dhe dyshohet se ky grup ka dërguar qindra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Britaninë e Madhe, duke kaluar kufijtë e Italisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Polonisë, Portugalisë dhe Spanjës.
Grupi kishte krijuar një agjenci udhëtimi në Itali (Veneto), Britani (Londër) dhe Shqipëri (Burrel).
Gjatë hetimeve u zbulua se trafikantët shfrytëzuan ndeshjen Manchester City – Roma (e luajtur në shtator 2014), ku dhjetra emigrant të veshur me bluzën e ekipit Italian udhëtuan nga aeroporti i Nice-s në Francë për në Britaninë e Madhe./panorama/a.k