Zbardhen detaje të reja nga operacioni “Tangent” ku sektori për krimin e organizuar në Policinë e Tiranës vuri në pranga Gjergj Cukalin dhe 15 persona të tjerë. Gjithë rrjeti i 15 shitësve të kokainës në Tiranë, tashmë të arrestuar, drejtohej nga Gjergj Culkali i cili e siguronte lënden narkotike tip kokainë të pastër, në Holandë. Lënda narkotike shkonte fillimisht në Kroaci, ndërsa në Shqipëri dyshohet se hynte nëpërmjet rrugëve tokësore nga pika doganore e Muriqanit. Kokaina e cilësisë së parë tregëtohej në disa pika në kryeqytet, ku vetëm një dozë që peshointe 0.8 gramë kushtonte 100 euro. Cukali ishte i kujdesshëm në fshehjen e lëndës narkotike. Ai e shpërndante atë në sasi 100-200 gram nëpër 15 shitësat e tij. Ndërkohë që lëndën tjeter e magazinonte në shtëpi të marra me qera në pika të ndryshme të tiranës. Gjatë kontrollit në banesën e tij Policia e Tiranës gjeti një pasaportë, një kartë identiteti dhe një patent me foton e Gjergj Cukalit, por me emrin Ergi Hoxha.
Pas verifikimit rezultoi se këto dokumente ishin të falsifikuara dhe përdoreshin nga Cukali për të lëvizur lirisht në kryeqytet. Një nga shitëset e këtij grupi Vjollca Gjoka, mbante me rigorozitet shënime në lidhje me sasinë e kokainës që shiste çdo ditë, po ashtu edhe për vlerën e parave të cilat i mblidhte dhe ia kalonte në fund të muajit Gjergj Cukalit. Në biznesin e trafikimit të kokainës ajo punonte së bashku me bashkeshortin e saj Armand Gjoka 50 vjeç si edhe të vëllain Artur Tarja 36 vjeç. Burime nga policia e tiranës thonë se për kapjen e këtij grupi kanë shërber shumë përgjimet telefonike të cilët zbuluan gjithë rrjetin e shitësve si edhe bazat ku ata magazinonin kokainën. Të njëjtat burime thonë se operacioni “Tangent” do të vijojë dhe në ditët në vijim do të ketë arrestime të tjera të personave që zhvillojnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.
ma.me