Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka lënë përgjysmë takimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi është konsensusi i kërkuar mes PD dhe PS për propozimin hibrid të bërë nga SHBA.
Ky takim i Berishës me Lu-në vjen vetëm pak orë pas bërjes publike të propozimit të ri të partisë demokratike për Reformën në Drejtësi, konkretisht përjashtimin e ndërkombëtarëve nga procesi i përzgjedhjes së prokurorëve e gjyqtarëve.
Pas publikimit të propozimit, Donald Lu shprehu edhe zhgënjimin e tij për kreun demokrat, ku tha se PD vetë kishte kërkuar asistencë ndërkombëtare pasi përzgjedhja e kandidatëve nga 12 anëtarët e zgjedhur në komisionin e vettingut mund të përbënte konflikt interesi.
ma.me
Ky Lu po e ben veten qesharak, kurre nuk eshte pare nje ambasador amerikan te shkoje si lypsar me dhjetra here ne dere te Berishes, Bashes dhe Metes! Amerika e ka fuqine qe ti shkrije fare politikanet qe e kundershtojne edhe ne shtete shume te fuqishme e jo me ne nje cope shtet te mbaruar me tre milion dele si Shqiperia!
Turp i madh per Ameriken te katandise ne kete derexhe! Kur te flet dhe te paralajmeron Amerika, tundet vendi!