Policia e Elbasanit ka arritur që të porangosë një person i cili në muajin mars të këtij viti ka tentuar që të vrasë me mjet prerës, thikë, një 37-vjeçar. Bëhet fjalë për Dritan Panxhin, 37 vjeç i cili pas shpalljes në kërkim dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, ka mundur që ta kapë atë.
Burimet policore bëjnë të ditur se, më datë 12.03.2016 në Lagjen “Kongresi i Elbasanit”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e një lokali dyshohet të ketë tentuar të vrasë me thikë A.E, 36 vjeç, banues në Elbasan.
ma.me