Sam Allardyce do të jetë trajner i ardhshëm i Anglisë. Trajneri anglez, Sam Allardyce pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë, e cila është pa trajner që nga muaji i kaluar.
Daily Mail shkruan se, Allardyce do të zëvendësoi trajnerin e larguar Roy Hodgson, pas dështimit në Euro 2016.
Allardyce, pas takimit që ka pasur me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë, është kandidat kryesor për t’i drejtuar ‘Tre Luanët’, citohet “Express”. (b.an)