Sipas kanali televiziv amerikan Fox News, emri i Ramës nuk përmendet në këtë çështje që është hetuar nga FBI.
Sipas dokumenteve del se “shtetasi i huaj” nuk është lejuar në takimin elektoral në 2012, në San Francisko, por ishte i lejuar për t’u fotografuar me presidentin Obama. Prokurori i shtetit të New Jersey-it tha në një deklaratë për shtyp se askush nga komisioni për mbledhjen e fondeve të presidentit Obama nuk akuzohet për shkelje të ligjit, dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht për hetimet.
“Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është i akuzuar për ndonjë shkelje dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në pranimin e fajit nga taksisti” tha Zyra e Prokurorit SH.B.A. “Klienti im ka pranuar fajësinë në gjyq të hapur dhe nuk është një dëshmitar bashkëpunëtor i qeverisë”, tha Alan Abramson, avokat i Shehut, taksistit të akuzuar për donacionin 80 mijë dollarësh të marrë nga jashtë.
Sipas Aktit Federal për fushatën zgjedhore, asnjë shtetas i huaj nuk mund të dhurojë ose të shpenzojnë para në favor të kandidatëve në fushata. Përjashtimi i vetëm është nëse personi ka një kartë jeshile dhe vendbanim të përhershëm brenda SHBA. Ndërsa hetimi në SHBA ka përfunduar, historia vazhdon të nxeh politikën shqiptare.
Pas një kallëzimi të PD-së, prokurorët në Shqipëri kanë afat deri në fund të korrikut për të shqyrtuar nëse ka prova për të hapur një hetim. Albi Serani, zëdhënës i prokurorit të Përgjithshëm, i tha se në përputhje me procedurat standarde, duhet rreth një muaj për të verifikuar këto ankesa. “Gjatë kësaj kohe, prokurorët duhet të vendosin nëse ka ndonjë tregues për një element të veprës penale” tha Serani.
ma.me