Me 5 nëntor të këtij viti pritet të kremtohet lumturimi dhe lartësimi i 38 martirëve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Në njoftimin për mediat të Arqipeshkevisë Shkodër – Pult-it thuhet se pas një kohe relativisht të gjatë, në njohjen dhe në pranimin zyrtar të dëshmisë flijuese për Fe dhe Atdhe, të Imzot Vinçens Prennushit dhe 37 Shokëve të tjerë, tashmë është caktuar data historike e lumturimit të martirëve të regjimit komunist.
Procesi dioqezan i filluar me 10 nëntor 2002 e mbyllur me 8 dhjetor 2010…u analizua nga ekspertet e Kongregatës për Çeshtjen e Shenjterve…dhe me dekretin që Papa Françesku firmos me 26 prill 2016 u dekretua se mund të shpallen të Lumë. Më në fund, me letrën që Ati Shenjtë, Papa Francesku zyrtarisht ka dërguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, na konfirmon se data e Kremtimit do të jetë 5 NENTOR 2016.
Ndërkaq thuhet se vendi i kremtimit do të jetë Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit në Shkodër, ndërsa riti i Lumturimit do të udhëhiqet nga Prefekti për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Kardinal Angelo Amato. Me këtë shpallje, kemi plotësuar të gjitha detajet e nevojshme. Në mesazhin e tij Arqipeshkvi, Angelo Masafra shprehet se tashmë i takon kishës katolike në Shkodër të lartësojë martirët e për t’i nderuar me festë të hareshme shpirtërore.
ma.me