Policia e Sarandës ka sekuestruar rreth 325 kg kanabis dhe ka vënë në pranga një 43-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Afrim Çifliku, banues në fshatin Lapardha, Berat. 43-vjeçari u kap në fshatin Vrion, Delvinë, duke drejtuar automjetin tip “Ford” furgon me targë AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur një sasi të konsiderueshme me drogë.
Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh me ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti grek. Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
ma.me