Me një kapele në kokë, bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, gruaja tenton të vjedh si me lezet një palë syze në Durrës. Duke përfituar nga vapa, ajo afrohet qetë-qetë dhe pasi zgjedh syzet që dëshiron, heq syzet e saj dhe vendos ata te “preferuarat”.
Para se të largohet hedh edhe një vështrim për herë të fundit rreth e rrotull si për t’u siguruar se askush nuk po e shikonte.
/Pronarja e dyqanit shprehet se nuk e bëri denoncimin sepse një palë syze janë, por veprimi i saj e çuditi.
“Kjo femër vjedh syzet, videoja është bere pardje ne oren 2 te drekes. Nuk e denoncuam se nje pal syze jane, sdo bej denoncim per nja pal syze, me shume qeshem me gjestin”.
Pronarët e dyqaneve të syzeve duhet të bëjnë kujdes, kjo mënyrë vjedhjeje po përhapet kudo./JetaoshQef/a.k